Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialistë. Në fokus të mbledhjes pritet që të jetë fushata elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj.

Partia Socialiste, në 44 bashki vendosi të garojë me kryetarët aktualë, duke u besuar një mandat tjetër. Asnjë ndryshim nuk kishin listat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Tiranës, të Beratit, Korçës, Durrësit dhe Lezhës.