Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda që mund të prekë këdo dhe që nga momenti i diagnostikimit, shndërrohet në një proces të vështirë si për pacientët që përballen me sëmundjen ashtu edhe për të dashurit e tyre.

Diagnoza e kancerit mund të jetë një sfidë emocionale dhe procesi i trajtimit mund të jetë po aq sfidues. Është një udhëtim i vështirë që kërkon qëndrueshmëri, durim dhe besim të palëkundur. Megjithatë, me ekipin e duhur mjekësor, barra mund të lehtësohet dhe në Tiranë tanimë është ngritur një institucion prestigjoz mjekësor si Family Hospital.

Duke i ndjerë të gjitha nevojat e të prekurve nga kjo sëmundje dhe të familjarëve të tyre, Family Hospital, ka krijuar një departament të serioz, professional e human, duke ia lehtësuar këtë luftë të vështirë çdo pacienti. Baza e këtij spitali mbetet humanizmi dhe komunikimi njerëzor, duke bërë të mundur një përjetim më të qetë të çdo pacienti në përballimin e kësaj lufte.

Duke u mishëruar me atë që pacientët ndjejnë dhe duke pasur parasysh nevojën për trajtim sa më afër të dashurve dhe me kosto të përballueshme, Family Hospital ka mbledhur në një vend të vetëm mendjet më të ndritura dhe teknologjinë më të mirë për diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit.

Në Family Hospital kuptohen të gjitha sfidat që vijnë me diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, andaj ekipi i përkushtuar mjekësor, duke përfshirë onkologë, radiologë dhe infermierë, punojnë pa u lodhur për të siguruar që pacientët të marrin kujdesin dhe trajtimin më të mirë të mundshëm.

Parimi bazë mbi të cilin fokusohet puna e spitalit është ai që çdo pacient meriton dhembshuri, ndjeshmëri dhe vëmendje të personalizuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre të trajtimit, pasi aty më mirë se askund tjetër kuptohet se trajtimi i kancerit nuk ka të bëjë vetëm me trajtimin e sëmundjes, por edhe me trajtimin e gjendjes së pacientit në tërësi.

Po çfarë ofron Family Hospital për kurimin e kësaj sëmundje?

Në këtë spital ofrohet një shumëllojshmëri opsionesh trajtimi përmes pajisjeve të fjalës së fundit të teknologjisë për trajtim të kësaj sëmundjeje dhe nga një staf tejet i kualifikuar, në krye me Dr. Edmond Gashi, si një nga mjekët shqiptarë me eksperiencën më të gjatë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të stomakut, i cili përgjatë përvojës së tij 16-vjeçare në trajtimin e kësaj sëmundjeje, është bërë shpresë e shumë pacientëve drejt trajtimit dhe gjetjes së kurës.

‘’Vijoj kurimin në Family Hospital dhe kam besim se do ia dal ta mposht këtë sëmundje. Mjekët dhe infermierët janë të jashtëzakonshëm në Family Hospital. Janë mbi të gjitha njerëz, dinë të komunikojnë dhe më kanë inkurajuar jashtë mase në përballimin e kësaj sëmundje. Jam me fat që kam gjetur një ambient të tillë dhe një familje kaq të madhe për të mposhtur këtë barrë të rëndë’’, shprehet pacienti S.L teksa kryen analizat e radhës në Family Hospital.

Në Family Hospital, i gjithë ekipi ecën me parimin se kanceri nuk është thjesht një sëmundje, por është një maratonë e gjatë e cila mund të përballohet vetëm duke qenë bashkë, si në familje. Ndaj ata janë të përkushtuar të jenë me pacientët dhe familjet e tyre në çdo hap të rrugës duke besuar fort se me kujdesin, mbështetjen dhe trajtimin e duhur, pacientët me kancer jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe mund të kenë një jetë të plot shpresë përpara.

Për të rezervuar konsultë në Family Hospital, kontaktoni:

📍Rr. Kongresi i Manastirit, Tiranë

📞Tel: +355 44 50 50 55

Cel: +355 69 60 60 620

Social media:

Facebook: https://www.facebook.com/familyhospitalalbania  

Instagram: https://www.instagram.com/familyhospital.al/