Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Divjakës, Josif Gorrea është takuar me banoret e fshatit Muçias, të njësisë administrative Remas ku është zotuar për zhvillimin e mëtejshëm të zonës përmes ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe bujqësi.
Ne takim kandidati Gorrea shoqërohej nga deputeti i zonës Erjon Braçe.Ne bashkëbisedime me banoret Gorrea, shpalosi programin e tij per investimet te cilat sipas tij do te përmirësojnë ndjeshëm jetën e banoreve te zonës.
Ai tha se ndër shtyllat kryesore te programit janë përfundimi i investimeve dhe projekteve qe janë ne proces, përmirësimi i kanaleve te dyte e te trete kullues dhe ujitës, hapja e rrugëve bujqësore për lëvizjen lirshëm te prodhimit si dhe shume investime ne infrastrukturë, arsim e sport.
Gjithashtu deputeti Braçe teksa bëri thirrje për të votuar kandidatin Gorrea, ai i garantoi banorëve se brenda dy vjetarit te pare te mandatit do te behet e mundur realizimi i gjithë infrastrukturës bujqësore për fermerët.
“Kemi zgjedhur ti japin një dimension tjetër angazhimit publik, profesional dhe politik profesorit Gorrea, për të bërë më te mirën e mundshme për Divjakën në tërësi dhe për gjithë banorët e zonave të kësaj bashkie. Duam të shërbejmë dhe po kërkojmë mundësin për t’ju shërbyer bujqëve në radhë të parë dhe pastaj të gjithë atyre që kanë ambicie për më shumë se bujqësia”, tha Braçe.