Kandidati socialist për Bashkinë e Himarës, Jorgo Goro ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorët e Piqerasit. Goro thotë se ka përgatitur një program të caktuar në interes të qytetarëve.
“Ne Piqeras, aty ku pritja e banoreve, mbush me besim se ne 14 maj zgjedhja është tashmë Jorgo Goro. Me praninë edhe te drejtuesit politik Blendi Klosi dhe deputetin Vullnet Sinaj, Goro ka marre vlerësimet dhe mbështetjen e banoreve te fshatit Piqeras. Investimet ne këtë zone, janë kryer dhe pa premtime elektorale ,siç është rruga Kuc-qeparo, tuneli i LLogarasë, apo edhe tuneli e rruga e Delvinës qe shkurton dhe afron me shume turistet me bashkinë e Himarës, e cila tashme është bere me tre hyrje te reja infrastruktorore—ka theksuar drejtuesi politik Blendi Klosi–,investime këto qe kane rriture dhe me shume vlerën e pronës në ketë zone
“Kemi investuar dhe do te vijojmë ta bëjmë diçka te tille—ka konfirmuar kandidati Goro—dhe tashme gati është ujësjellësi i ri me nje vlere te konsiderueshme qe do te zgjidhe përfundimisht problemin e ujit ne Piqeras, por edhe deri ne Lukove, e me tej. Një tjetër investim është rruga e Bunecit,mjaft i rëndësishëm si aks turistik, por edhe te tjera ndërhyrje në infrastrukturë.”- tha Klosi.
“Atë projekt që ju e keni pasur ëndërr do e plotësojmë. Do heqim problememt e kufizimit të ujit. Ky territor dokthehet në një territor të rëndësishëm turistik. Rruga e Bunecit, në bazë të gjitha mundësive, në shtator do të bëjmë këtë rrugë me standarde.
Pastaj do bëjmë rrugën e Piqerasit me shkallët. Gjithë Piqerasi të mblidhet në të dyja plazhet.”- tha Goro.