Në takim me banorët e komunitetit të Gramshit në Durrësin e Ri dhe Spitallë, kryebashkiakia Emiriana Sako, njëherazi edhe kandidate e PS-së për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit, tha se ndër objektivat kryesorë në planin e zhvillimit të kësaj zone është i transferimit të gjithë zonës, duke nisur nga projektet e infrastrukturës dhe deri tek projektet madhore që kanë ndikim jo vetëm për bashkinë e Durrësit, por edhe më gjerë.

“Kemi bërë investime të rëndësishme në këtë 3 vite, jo vetëm në infrastrukturë por kemi filluar një investim që do të jetë model i transformimit urban jo vetëm për këtë zonë por për gjithë Durrësin e ri, sepse është një projekt shumë i rëndësishëm që duam ta shtrijmë deri në ketë zonë. Jemi të vendosur që mandatin që vjen të vazhdojmë të ndërhyjmë në infrastrukturë dhe në ndërtimin e qendrave shëndetësore për rehabilitimin e zonave të caktuara për kënde lojërash për fëmijët dhe vende qëndrimi për të moshuarit ”, tha Sako.

Në këtë takim mori pjesë gjithashtu edhe kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Gramshit, Besion Ajazi, i cili tha se ashtu si në Durrës, Partia Socialiste është një forcë transformuese që ka sjellë dhe do të vazhdojë sjellë ndryshime rrënjësore në gjithë vendin.

Më tej kryebashkiakja Emiriana Sako i ka bërë thirrje banorëve që të votojnë këshilltarët e Partisë Socialiste, ku pjesë e këshilltarëve janë edhe pjesëtarë të këtij komuniteti.

Më tej kryebashkiakja Emiriana Sako i ka bërë thirrje banorëve që të votojnë këshilltarët e Partisë Socialiste, ku pjesë e këshilltarëve janë edhe pjesëtarë të këtij komuniteti.