Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako e cila kërkon një mandat të dytë, ka prezantuar në Report Tv, projektet kryesore që qytetin bregdetar. Në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Sako tha se 2 janë projektet më më mëdha, së pari një parkim publik në qendër të qytetit dhe ndërtimi i Unazës së Madhe dhe të Vogël.
“Ne kemi bërë 2 projekte, një parkim publik që është gati në qendër që çdo qytetar mund të ndalojë aty dhe të lëvizë në këmbë dhe nga ana tjetër kemi realizuar projektin për 2 Unaza në qytetin e Durrësit, njëra nga Currila te materniteti dhe tjetra do të dalë në zonën e Spitallës, te lagjja Miqësia. Kjo është unazë rrugore, që do ketë korsi biçikletash. Hekurudha është një projekt tjetër”, tha Sako.
Një prej projekteve më të mëdha, siç është Rindërtimi, Sako tha se pritet t’i vijë fundi në 2024.
“Kemi bërë pjesën më të madhe të punës, me pallate dhe shtëpi projekte, më pak po punojmë te zona e Spitallës. Parashikojmë që të përfundojnë në 2024 se ka pasur një spektër të gjerë të problemeve, jo vetëm shembje rindërtim, por edhe forcim të projekteve”, shtoi kryebashkiakja.
Ajo u ndal edhe te Portit të Durrësit, ku 63% e qytetarëve durrsakë në sondazhin e Piepolit janë shprehur pro këtij projekti. Sako tha se Porti do t’i japë një hov shumë të madh ekonomisë.
“Ne kemi sajuar lulishte apo të ulim muret që të kemi një akses edhe vizuar ndaj portit, por sot duhet të kesh leje dhe të paguash një taks për portin. Zgjidhja për transformimin e Portit është e jashtëzakonshme, do ketë një avantazh shumë të madh për të gjithë rajonin, do rrisë ekonomikë, do u japë mundësi të rinjve për të punuar në këtë pjesë integrale të të rinjve. Do jemi aty deri te vendosja e pemës së fundit apo ndriçimit të fundit”, shtoi Sako.