“Kastrioti” ka arritur një fitore shprese në betejën e mbijetesës për në superiore, ndaj “Kukësit” i cili kthehet zyrtarisht në zonën e ftohtë të rënies nga kategorie.
Krutanët i’u falën një goli të Santiago Malkos në minutën e 28’ të pjesës së parë. 21 vjeçari arriti të fitonte betejën në ajër me mbrojtjen verilindore, duke adresuar me kokë në rrjetë topin e harkuar nga këndorja nga Xhulio Mehmeti. Pas këtij rasti, ishin të mysafirët që rritën presionin në zonën e Kastritotit, por pa sukses. Skuadra e trajnerit Çela e menaxhoi mjaft mirë avantazhin, duke siguruar tre pikë të rëndësishëm për të patur ende në jetë shpresat për një mbijetesë në minutën e fundit.
‘Kastrioti” pas javës së 30- të të superligës ndodhet në vend të fundit me 31 pikë, 2 më pak se “Bylisi”, që luan në ora 18:00 ndeshjen e fundit të kësaj jave përballë “Partizanit” në kryeqytet. Ndërkohë “Kukësi” ndodhet në zonën “Play off” me 36 pikë, duke rrezikuar që në rast fitore të ballshiotëve ta gjejë vendin në vendin e parafundit dhe një hap larg rënies nga kategoria.