Këngëtarja Keisi Tola së fundmi ka bërë publik albumin e saj muzikor, pas një pauze të gjatë në jetën e showbizit, ku në një intervistë te ‘Më lër të flas’ ajo tha se i është dashur që të udhëtojë shpesh larg Shqipërisë që të realizonte një muzikë të mirë.

Keisi ka folur dhe për të ftuarit që kanë marrë pjesë në event, ku në sy ka rënë mungesa e Flori Mumajesit me të cilin më herët është aluduar për një lidhje mes tyre, por këngëtarja tha se nuk ka pasur asgjë përpos bashkëpunimit për muzikë.

Ajo tha se nuk ruan raporte me Florin, pas dy bashkëpunimeve muzikore, dhe e pyetur nëse është në një lidhje Keisi tha se jo.

Pse kaq larg projekteve muzikore dhe emisioneve?

E kam zgjedhur vetë, kam qenë duke punuar për projektin ndaj dhe u shkëputa. Janë realizuar jashtë dhe më është dashur të udhëtoj shpesh, të gjithë njerëz nuk kanë qenë në Shqipëri. Procesi ka qenë i vështirë, është albumi im i parë është pritur shumë mirë. Këngët janë të gjitha në anglisht, e kam cilësuar ndriçim.

Kush mungoi te promovimi i albumit? Flori Mumajesin nuk e pamë?

Në këtë projekt kam folur më herët me Florin, ai ka dëgjuar më herët këngët nuk e di mbase nuk ka qenë në Shqipëri ditën e eventin. Nuk më ka dhënë justifikim, nuk kam folur fare. Nuk më ka uruar.

Çfarë raporti ke? Është përfolur për një lidhje mes jush…

Kemi një raport shumë të mirë. Flori ka lënë shenjë në muzikën shqiptare, na ka lidhur gjithmonë muzika kemi pasur një kimi shumë të mirë kur kemi krijuar materialet muzikore. Ka qenë vetëm profesionale. Mendoj që feedback-un e tij e kam marrë për muzikën më herët, kjo është e rëndësishme për mua.

E synoj, nëse këngët ecin mirë pse jo. Kam shumë plane, synoj muzikën e mirë dhe i japin vlerë publikut. Kam dëshirë që së shpejti të kem këngë shqiptare, mbase një album tjetër.

Jo, gjërat marrin kohën e vetë. Kam qenë e zënë me albumin.