Kandidati i çiftit Meta-Berisha per Tiranen, Belind Këlliçi ka bere nje hap pas sot dhe ka pranuar se transporti publik nuk do të jetë falas.
Duke folur në “Zonë e lirë”, Këlliçi deklaroi se lekët per ta bere autobusin falas do t’i marre nga taksat që paguajnë qytetarët e Tiranës. “Në thelb, nuk është falas sepse do të merret nga taksat e qytetareve”, tha Këlliçi. Por, kjo solli reagimin e fortë të ish-këshilltarit të Ilir Metës, Ilir Kulla, i cili e cilësoi propagandë premtimin e Këlliçit.
“Je i djathtë. Ka njerëz që punojnë dhe paguajnë taksa. Si i djathtë, unë e nuk e pranoj që ti të marrësh lekët tona dhe ta bësh këtë falas. Çështja është që në qoftë se do të deklarohesh i majtë është në të drejtën tënde të deklarohesh i majtë. Por, si i djathtë nuk e pranoj të marrësh lekët tona dhe të bësh propagandë”, tha Ilir Kulla.