Skitarja austriake, Sophie Sorschag nga sot e tutje edhe zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të skive. Skiatorja me prejardhje nga Austria, në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski, ndërsa sot i është dhënë edhe shtetësia e Kosovës, raporton KosovaPress.
Me këtë rast Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se është nder i madh që skiatorja austriake ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të skive dhe se presin medalje nga ajo në Lojërat Olimpike
Ndërsa vet, Sorchag deklaroi se është nder i madh ta përfaqësojë Kosovën. Ajo shtoi se synon që të arrijë suksese të shumta nën simbolet e shtetit të Kosovës. Sorsxhag është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.