Ka evenimente në historinë e njeriut që kanë shënuar përgjithmonë rrjedhën e ngjarjeve. Vendimi i një individi të veçantë, në një rrethanë të caktuar, mund të shënojë të ardhmen e shumë njerëzve; kjo qe, pa dijeninë e tyre fati i perandorit romak të Lindjes, Valente, dhe i luftëtarit frank, Karl Çekiçi. Këta dy njerëz kanë mbi shpatullat e tyre meritën apo fajin që kanë krijuar panoramën europiane kështu siç e njohim, me mijëra facetat etnike dhe me komponente të fortë katolike. Elementi që i përbashkëson janë betejat e mëdha që kanë kryer, kundër armiqsh të ndryshëm dhe me rezultate po aq të ndryshme. E para, ajo e Adrianopojës, është një betejë që shumë nuk e njohin, ndoshta në shekuj i është dhënë pak vlerë kësaj ngjarjeje, por sot me thënien e shumë njerëzve, ështëbeteja që hap dyert e Mesjetës. Në vitin 376 A.D., një popull i tërë u shfaq në Danub, në rajonin e Dakisë: ky popull qenë gotët që futeshin në kufijtë dhe i plaçkisnin, qenë romakët ata që kalonin Danubin dhe me tingëllimën e shpatave i qetësonin; konceptimi romak nuk pëlqente që dikush t’ua pushtonte territorin, ndërsa ata, njerëz të evoluar dhe të iluminuar, ndjeheshin padronët e botës dhe mund të hynin ku të donin.
Si pastaj shumë prej barbarëve të tjerë që jetonin në kufi,gotët nuk qenë gjithmonë problem, pasi mbizotëronte një kusht bashkëekzistence me Romën. Perandoria ishte një territor i pafundëm, ishte kërkuese, kufijtë duhej të survejoheshin gjithnjë dhe tokat të punoheshin, kështu ndodhte, që në mënyrë të arësyetuar, romakët mbizotëronin me mënyra të mira apo të këqija barbarët që u shërbenin qëllimeve të tilla. Nga ana tjetër, barbarët mezi prisnin momentin që të kalonin kufijtë perandorakë, lakmonin të bëheshin qytetarë të perandorisë; privilegjet qenë të shumta krahasuar me gjendjen e tyre aktuale.Mekanizmi funksionoi për shekuj me radhë, qytetarët romakë qenë gjithnjë e më të largët nga ana e tyre latine, integrimi funksiononte sidomos në ushtri, ku barbarët qenë bërë deri gjeneralë. Natyrisht, funksiononte vetëm nëse verifikohej një pushtim masiv, si në këtë rast po ndodhte në Danub me gotët. Këta mijëra burra e gra pse në një moment të caktuar vendosën ta kalonin lumin dhe t’u kërkonin azil romakëve? Çfarë e kishte shtyrë një popull të tërë të ndërmerrnin një emigrim masiv kaq të rrezikshëm? Përgjigja qe hunët. Të përzënë nga Kina, të mundur nga aftësitë teknologjike kineze, si baruti dhe armët e rrethimit, ka mundësi që kjo hordhi kalorësish vendosën që të zbrisnin nga stepat aziatike, si Ukraina dhe Bjellorusia, duke u vënë në kontakt me gotët.
Mizoria e hunëve nuk kishte shok, këta burra me fytyra groteske plaçkisnin dhe shkatërronin çdo gjë, qenë fjalëpër fjalë një kamzhik, siç do të quhej më pas mbreti i tyre, Atila, Kamzhiku i Zotit. Qenë kalorës shumë të aftë, praktikisht jetonin mbi kalë, edhe traktativat e luftërave i diskutonin të ulur mbi ta; thuhej se nën shalë, gjatëkalërimit, thanin mishin. E gjitha kjo e kishte modifikuarderi edhe qasjen e tyre, me forcën e të qëndruarit gjithmonë mbi kalë, ecnin të përkulur. Krerët gotë tentuan t’i zmbrapsnin hunët, por një e nga një u mundën; ja pse nga fundi i vitit 376 A.D. ju kërkuan romakëve që të mund të ndërhynin. Perandori Valente në atë kohë kishtedërguar pjesën e madhe e ushtrisë së tij në ndihmë të Perandorisë së Perëndimit dhe për shkak të kërcënimit persian nga lindja pa tek gotët rastin e duhur për të mbushur radhët e ushtrisë së tij. Gjeneralëve me qëndrim në Danub i erdhi urdhëri nga lart që t’i linin të kalonin ata njerëz: qe një tragjedi. Gotët, që kishin pritur për shumë kohë vendimin e Valentes, me konsensusin e ushtarëve u derdhën si të tërbuar në ujërat e lumit; frika se mos gjenin hunët prapa krahëve, i nxiti manovrat dhe shumë e humbën jetën të mbytur; romakët me trapa qenë të ngadaltë dhe shirat dimërorë e keqësonin situatën. Në turbullirën e përgjithshme, funksionarët romakë e ngarkuar që të regjistronin të sapoardhurit e kuptuan se qenë shumë për t’u menaxhuar, disa ju shpëtonin kontrolleve duke fshehur armët, prandaj u vendos që eskortoheshin dhe t’u vendosej në vijim fati. Me grupe të vegjël, gotët filluan të rebelohen: përgjatë rrugës, romakët merrnin tribute dhe reklamonin gra e fëmijë. Klima filloi të nxehej.
Kjo atmosferë u perceptua shumë mirë nga gjeneralët romakë, që në marrëveshje të përbashkët, tentuan t’i eliminojnë krerët gotë për të shmangur një revoltë, por gjërat nuk shkuan siç duhet, barbarët e kuptuan tradhëtinëdhe i vranë të gjithë: nga ai moment në Traki gëluan plaçkitjet e gotëve, që qenë shndërruar në një kërcënim konstant. Duke mospasur makina lufte, nuk arritën të futeshin në qytetet e fortifikuara, kështu që plaçkitën fshatrat: ngarkonin karrocat me plaçka dhe i dërgonin në kampingjet e tyre. Në një moment të parë, perandori Valente i dha pak rëndësi këtij evenimenti, organizoi ndonjë legjion dhe i dërgoi që ta zgjidhnin punën: mëkat për të që ushtarët romakë u mundën të gjithë. Problemigot zgjati për dy vite, më pas dy perandorë, Valentinianinnë Romë dhe Valentin në Kostandinopojë, i bashkuan forcat e tyre për të tentuar t’i eliminojnë përfundimisht gotët në dyert e Adrianopojës. Rezultati qe katastrofik. Valente i kishtë nënvlerësuar armiqtë e tij, me Valentinanin ende larg, perandori i Kostandinopojës dha urdhër të sulmonin: qe një masakër e ushtarëve romakë.Një pjesë e mirë e ushtrisë u asgjësua, perandori u vra;kësaj radhe disfata qe totale. Jemi në vitin 378 A.D. dhepas tre shekujsh nga beteja e Teutoburgut, perandoria e Romës pësoi një humbje të tmerrshme të re, nga e cila nuk do të jetë në gjendje ta rimarrë veten.
Të ekzaltuar nga një fitore kaq e papritur edhe për ta, gotët e lanë fushën e betejës dhe breda një kohe të shkurtër arritën në dyert e Kostandinopojës. Perandoria e Lindjes nuk e kishte më një ushtri, por brenda mureveqenë stacionuar disa garnizone romake; duke mos i pasur në dispozicion makina rrethimit, gotët u vendosën jashtë mireve, duke e mbajtur nën gjendje shahu kryeqytetin.Kronistët e epokës e tregojnë këtë rrethim duke tërhequr në valle garnizonin saraçen në mbrojtje të Kostandinopojës. Gjatë shekujve, romakët futën shumë popullsi në ushtrinë e tyre, midis të cilëve edhe arabë, që në atë kohë nuk qenë bashkuar akoma nga Profeti Muhamed. Këta njerëz të ardhur nga shkretëtira, kalëronin gjysmë lakuriq dhe nuk kishin mëshirë për armikun. Megjithëse duke njerëz trima dhe sypatrembur, gotët u gjendën duke përballuar furi të etura për gjak në kuptimin e vërtetë të fkalës, një mizori që vetëm hunët e patën njohur dhe që i kapi gafil. Njerëzit e shkretëtirës e përfunduan me sukses detyrën e tyre dhe i përzunë nga kryeqyteti i Lindjes pushtuesit barbarë.
Ky eveniment nxjerr në dritë unazën lidhëse midis evenimenteve të Adrianopojës dhe atyre të Poitiers: arabët në këtë pjesë kohore i shohim si mercenarë të thjeshtë, nuk e njohin akoma fenë islamike, religjioni i vetëm imadh është kristianizmi në të cilin barbarët qenë konvertuar. Shekuj më pas, ndërsa bota europiane ishte në vorbullën e Mesjetës së Sipërme, Profeti nisi divulgimin e kredos islamike dhe ato tribu arabe të shpërndara aty këtunëpër shkretëtirë u bashkuan nën drejtimin e kalifëve dhe filluan avancimin e tyre drejt Europës. Jemi në fillimet e shekullit të VII A.D., kalërimi i arabëve drejt Poitiers qe mbresëlënës: me vdekjen e Muhamedit në viti 632 A.D., kalifët e ndërmorrën veprën e islamizimit të botës së njohur deri më atëhere me përdorimin e shpatës. Brenda pak kohe, qytetet prreth Arabisë ranë njëri pas tjetrit; Damasku, Cezarea, Tripoli, Qipro qenë ndër të parat që u pushtuan. Arritën të pushtonin edhe pjesë të Turqisë, duke u shtyrë deri në Kostandinopojë, por perandori Konstandin i IV i mundi. Të bllokuar në Bosfor, rifilluan të marshojnë drejt Afrikës dhe pasi patën pushtuar Tunizinë, Algjerinë dhe Marokun, kaluan Ngushticën e Gjibraltarit dhe në viti 712 A.D. Spanja qe nën dominimin e Gjysmëhënës.
Arabët gjetën pak rezistencë përgjatë rrugëtimit drejt Europës; shumë territore qenë nën kontrollin bizantin dhe në menaxhimin e tyre kryen gabime. Vendosja e taksimeve të mëdha nënshtetasve dhe rekrutimi i mercenarëve arabë, bëri që ushtarët t’ua hapnin dyert bashkëkombasve të tyre ndërsa populli në festë i priste si shpëtimtarë. Përdorimi i forcës qe instrumenti për ta divulguar besimin islamik, po është për t’u thënë se arabët qenë një popull tolerues, respektonin ligjet dhe lirinë e kultit, nëse nuk konvertoheshe, mjaftoheshe me pagimin e një takse. Veç kësaj, fakti që patën asimiluar kaq shumë popuj i afroi këta njerëz të vrazhdë të shkretërirës me dijet e botës greke duke i dehur me filozofi, art dhe shkencë. Pikërisht në këtë shekuj qenë ata që shpikën algjebrën, numrin 0, në fushën e kimisë distiluesin, në Damask themeluan në vitin 707 A.D. spitalin e parë dhe biologu Gebir qe i pari që analizoi feçen dhe gjakun. E gjitha kjo nuk ishte kaq e mirëqenë, mjafton të mendosh se përpara ardhjes së tyre bota perëndimore kishte rënë në një injorancë të madhe, thuajse askush nuk i njohte më filozofët e lashtë dhe shkollat nuk ekzistonin më; as gjuha nuk i kishte mbijetuar, një grumbull gjuhësh barbare duhej ta gjenin inkuadrimin e tyre në diçka që ngjante me një gjuhë. Kur arabët shkuan në Spanjë, visigotët mbetën të mrekulluar nga këta njerëz që kalëronin me veshje të mira të shoqëruara nga gra shumë të bukura, të stolisura me gurë të çmuar dhe xhevahirate, pas romakëve, një qytetërim tjetër konfrontohej me botën barbare. Me të ardhur në Spanjë, e kapn me lehtësi edhe jugun e Francës, duke arritur në vitin 732 A.D., në Poitiers. Në këtë datë dhe në këtë vend, pas Adrianopojës, një betejë e re midis dy qytetërimeve do të shënonte fatin e Europës.
Menjëherë aleatë me arabët, frankët nuk e panë me sy të mirë avancimin e tyre në zemër të Europës dhe është këtu që hyn në lojë komandanti i vyer Karl, i mbiquajtur Çekiçi, ka mundësi prej impaktit të tij në betejë; me pak fjalë, i shkoi në ndihmë Odonit të Akuitanisë dhe formoi një ushtri me frankë, latinë, alemanë, vullnetarë saksonë, xhepidë dhe kalorës visigotë. Qe në strateg i aftë, duke zgjedhur ta pozicionojë ushtrinë në lidhjen e dy lumenjve në mënyrë që të mund të xhirohej, duke e rreshtuar këmbësorinë e armatosur me heshta dhe korraca të rënda, në një bllok unik qendror, të mbrojtur nga anët nga kalorësia; e dinte se duke bërë kështu trupat arabe do të përplasnin turinjtë kundër murit të tij të korracuar. Një avantazh tjetër që kishte Karli ishte ai i disponimit të njerëzve të mëdhenj e të shëndetshëm, të mësuar me përplasjen fizike dhe të pajisur me armë të rënda, sigurisht jo të krahasueshëm më luftëtarët arabë, të shkurtër dhe me armatura praktikisht joekzistente. Në kundërpërgjigje, gjenerali arab Abd al-Raḥmān al-Ghāfiqī se rreshtoi kalorësinë e tij në formë gjysmëhëne, këmbësorët e ndërprerë nga disa reparte të kalorësisë së lehtë dhe në anët e rreshtimit pozicionoi disa reparte me gamile, duke e ditur se era fortë e tyre do t’i hutonte kalorësit frankë.
Në këtë moment, në tetorin e 732 A.D. nuk po përlesheshin vetëm dy qytetërime, por dy religjione të mëdha monoteiste; nëse bota kristiane e konceptonte fenë me Trininë dhe adhurimin e shenjtorëve, për arabët gjithçka shikohej si herezi, ata që në fakt donin zotin e vetëm Allah, duke adhuruar nëpërmjet mësimeve të profetit të tij Muhamed. Pasi janë përballur për rreth një javë, të dy ushtritë arritën në përplasjen vendimtare;kalorësia arabe i ndesh me këmbësorinë e fuqishme të frankëve që i rezistoi impaktit. Saraçenët, duke mos mundur t’i rezistonin konfrontimit fizik, u shtir sikur u tërhoq, por Karli nuk e hëngri dhe i la trupat e tij të ndaluara në pozicionet e tyre; çdo herë që myslimanët niseshin të ngarkuar, muri i mburojave i dobësonte dhe kur erdhi momenti, Karli i dha urdhërin Odonit të Akuitanisë, që ishte fshehur me kalorësinë e tij në pyll, tëniste sulmin: qe një masakër. Arabët u kapën gafil dhe në këtë pikë kalorësia e frankëve avancoi duke i shpartalluar mijërat e armiqve, deri edhe gjenerali Abd al-Raḥmān al-Ghāfiqī e humbi jetën. Kronistët e epokës e ripagëzuan rrugën romake në të cilën u zhvillua masakra si rruga e martirëve. Arabët u zmbrapsën përtej Pirenejve dhe ka mundësi, nëse në ditët e sotme europianë nuk janë të bërë synet dhe nuk i besojnë islamit, me siguri ia detyrojnëbetejës së Poitiers; nëse muri frank nuk do të kishterezistuar, në Europën e shekullit të VIII A.D. nuk do të kishte pasur ushtri tjetër të aftë që t’i kundërvihej avancimit saraçen. Të ndodhur në Spanjë, myslimanët qenë për shekuj të tërë terrori i deteve, duke sulmuar shumë herë brigjet italiane dhe duke pushtuar Siçilinë,duke e ndaluar përfundimisht ekspansionin në Kontinentin e Vjetër. Gjatë shekujve i është dhënë pak rëndësi këtyre betejave, por në epokën moderne, sidomos ajo e Poitiers, është parë si momenti në të cilin është vendosur fati i botës. Në të njëjtën mënyrë, Adrianopoja dekretoi fundin e një sistemi të vetëm të madh dhe i hapi portën lindjes së shteteve të ardhshme europiane.
(nga Tuttostoria)
Përgatiti: Armin Tirana