Pas mbërritjes së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Ukrainë, Rusia rikonfirmoi qëllimin e saj të luftës për të parandaluar anëtarësimin e vendit fqinj në aleancën ushtarake.
“Rusia e sheh veten të kërcënuar nga anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO, pasi kjo sjell një rrezik serioz dhe të rëndësishëm për vendin tonë dhe sigurinë e tij”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”. Stoltenberg vizitoi sot Kievin, për herë të parë që nga fillimi i luftës.
Rusia kishte deklaruar qëllimin e saj për të çmilitarizuar Ukrainën, në fillim të luftës gati 14 muaj më parë. Perëndimi po furnizon Ukrainën me armë dhe municione për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus. Rusia ka akuzuar shtetet e NATO-s, se po e lejojnë veten të përfshihen gjithnjë e më thellë në luftë.