Mijëra besimtarë u mblodhën këtë të premte në sheshin “Skënderbej” për te kremtuar Fitër Bajramin. Pjesëmarrja e lartë në faljen e namazit ka bërë jehonë në mediat e huaja.
Është agjencia e lajmeve Reuters që ka publikuar pamje nga momenti i faljes së namazit të Bajramit.
Pamjet me dron tregojnë besimtarët duke u lutur në radhë të gjata në sheshin qendror “Skënderbej” në Tiranë”, shkruan Reuters.
Agjencia prestigjioze e lajmeve thotë se sipas censusit të vitit 2011, 56.7% e popullsisë shqiptare i përket besimit islam, duke e bërë fenë më të madhe në vendin tonë.
Fitër Bajrami shënon fillimin e një feste që zgjat 3 ditë ku besimtarët myslimanë shkëmbejnë vizita me familjarët dhe miqtë. Fitër Bajrami festohet pas muajit të Ramazanit.