I ftuar në “Shqipëria Live” ish banori Elvis Pupa, ka folur në lidhje me dinamikat që la në shtëpinë e Big Brother pas largimit. Ai foli në lidhje me raportin e Kiarës dhe Luizit, dhe u shpreh se emocionet e tyre janë shumë reale.

“Ai ka shumë gjëra në kokë, është shumë i fokusuar tek loja. Që natën e parë e vura re, harxhon çdo energji për lojën. Kishte respekt, edhe unë e doja shumë, pashë tek ai shumë gjëra që kam dhe unë. Mund të them që gjeta veten tek ai”, tha Elvis Pupa për “Shqipëria Live”.

Kam parë momente shumë të vërteta mes tyre në shtëpi, mes Kiarës dhe Luizit”, tha aktori.Ai tregoi më tej se finalistët për të janë: Luizi, Efi, Qetsori dhe Nita.