Krimet kibernetike janë ekonomia e tretë botërore, duke u renditur menjëherë pas SHBA-së dhe Kinës. Kërcënimi nga krimi informatik është rritur tej mase dhe sipas statistikave 85% e sulmeve janë të sukseshme dhe arrijnë godasin objektivin.
Ndërkohë që 51% e kompanive janë të pambrojtura dhe në sektor mungojnë 3.4 milionë njerëz për të përballuar fluksin.
Ndër masat për t’i bërë ballë fenomenit gjithnjë në rritje, është adresimi i të rinjve në profilizimin e informatikës, por jo vetëm. Së fundmi, në revistën shkencore Nature Communication është publikuar një studim që mbi komunikimet super të sigurta, që bazohen në teknologjitë kuantike, por edhe sensorë më efikasë dhe të ndjeshëm, që do kombinohen me inteligjencën artificiale.
Gjithashtu do të shfrytëzohet polarizimi i dritës, për të patur pamje shumë më të qarta, të cilat do shërbejnë jo vetëm në sigurinë e komunikimeve, por edhe në fusha të mjekësisë, pasi do të bëhet i mundur vrojtimi i karakteristikave fizike dhe të materialeve të fshehura në imazhe, apo edhe imprefeksione imazherike.