Ndeshja e fundit si titullar në formacionin e Interit daton më 10 janar, në Kupën e Italisë, në fitoren 2-1 pas kohës shtesë ndaj Parmës.
Simone Inzghi më në fund vendosi ta hidhte sërish në fushë që nga minuta e parë në takimin e kësaj të premteje përballë Salernitanës, në transfertë.
Kristjan Asllani qëndroi në lojë deri në minutën e 67-të, për t’u zëvendësuar nga Gagliardini.
E vërteta është se goli i pësuar në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Interi nuk bën fajtor asnjë nga futbollistët zikaltër, përveç portierit Onana, që nuk diti të kontrollonte trajektoren e topit të krosuar nga Candreva.
Sofascore, në vlerësimit që u ka bërë futbollistëve të Interit, ka vlerësuar relativisht me notë relativisht të lartë mesfushorin shqiptar, 7.7.
Vetë mbrojtësi Stevan De Vrij kishte vlerësim pak më të lartë se Asllani (7.8).
Prova e Asllanit në këtë ndeshje duhet të jetë një mesazh i qartë për stafin teknik për t’i dhënë më shumë hapësirë në ndeshjet e mbetura të kampionatit.