Një zarf i zi hyri në shtëpi për Luizin dhe Efin. Kjo për shkak se ata të dy, shpesh herë provokojnë banorët, duke i ftuar të futen në tualet.

Përmes zarfit, Big Brother shprehet se ky format televiziv funksionon në bazë të sjelljeve natyrale dhe reale të secilit banor dhe jo me provokime të sforcura për njëri-tjetrin, duke kaluar në presion psikologjik, i cili në kushte izolimi sa vjen dhe shtohet.

“Kjo lojë është konceptuar dhe funksionin në bazë të respektit reciprok dhe aftësisë për të luajtur në mënyrë dinjitoze”, thuhej në zarf.

Vëllai i Madh i kërkoi Efit dhe Luizit të largohen nga shtëpia, nëse ata nuk zbatojnë rregullat e formatit.

Nëse kjo situatë do përsëritet një herë tjetër, ata dhe të tjerët do përjashtohen pa asnjë paralajmërim.