Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Greqi ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit. I mbajtur nën kujdesin e presidentes së Greqisë, forumi do të trajtojë një sërë çështjesh që lidhen me gjeopolitikën, klimën, mjedisin, financat e qëndrueshme dhe teknologjinë.
Në këtë forum pjesëmarrës nga rajoni do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnbic. Në Forumin e Delfit do të ketë mbi 990 folës nga 71 vende dhe qëllimi është për të adresuar sfidat e reja, për të ndikuar në axhendat kombëtare dhe rajonale dhe për të promovuar politika të qëndrueshme.