Ish anetari i Keshillit Kombetar te PD, Edvin Kulluri shprehet se brenda PD po vazhdon gara mes “Rithemelimit” te Berishes dhe grupit te Alibeaj, per te treguar se kush eshte shumice brenda kesaj force politike.
Kulluri nenvizon se fakti qe dhe shumica brenda PD, vazhdon te mbetet pakice dhe pas zgjedhjeve te 14 majit, duke ironizuar se me rendesi eshte pjesemarrja jo fitorja.
Postimi i Kullurit:
“Republika e re” dhe “Rithemelimi” vazhdojne “garen” brenda PD se kush eshte shumice ne zgjedhje lokale apo qendrore, nderkohe qe dihet se kush eshte shumica e pakices qe po vazhdon te mbetet pakice!
Kjo e dyta nuk shqeteson askend ne PD! E nderkohe aktivistet zihen, grihen, shajne e mallkojne kedo qe u thote kete te vertete!
Rama vazhdon me Bechetin, portin ushtarak te Sarandes, portin e Durresit, inceneratoret etj..
Nje pakice qe grindet mes vetes nuk shnderrohet ne shumice nese nuk ngrihet mbi parime te qarta politike!
Per keta ka rendesi pjesemarrja jo fitorja por ama se kush luan ne formacion eshte endrra e cdo deshtaku! Por ekipi nuk leshon vendin e dyte!!!