Fituesi i “Big Brother Albania 5”, Arbër Zeka, iu përgjigj deklaratave të Luiz Ejllit për të. Gjatë prime-it të së martës, Luizi përmendi “Big Brother 5” teksa fliste për raportin e tij me Efin.
“Në ‘Big Brother 5’ ka qenë një banor, Liami. Më pas ka një hyrë një banor, Arbër Zeka, nga Kosova. Liami e ka pasur të gjithë shtëpinë nën kontroll, të gjithë e donin, të gjithë e shihnin si fitues të padiskutueshëm. Na erdhi Arbëri, u fut nën sqetullat e Liamit, bënte gjithçka që i thoshte Liami. Liami e mësoi të luante, e mësoi të hante, e mësoi të vishej, e mësoi të sillej, e mësoi t’i bënte të gjitha dhe doli në finale. Arbër Zeka dhe Liami, kokë më kokë. Fitoi Arbëri dhe Liami tha: ‘Erdhi puna të mundë nxënësi mësuesin’. Por kjo gjë nuk do të ndodhë te ky ‘Big Brother”, tha Luizi.
Arbri postoi një story duke iu përgjigjur deklaratës së Luizit e duke i dhënë dy këshilla.
“Luiz, dy këshilla: E para, nëse nxënësi nuk del më i mirë së mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: ‘Big Brother’ më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë.” Në një postim tjetër, Arbri shtoi: “Kujdes nga nxënësja! [referuar Efit]. Se kur s’e pret, kercet”.