Plot 2600 të rinj kanë zgjedhur të profesionalizohen në fushën e programimit “Python Fullstack”. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar në facebook-un e tij edhe njërin prej të rinjve që ka zgjedhur të ndjekë kursin me mbështetje financiare të plotë nga qeveria.
“Mirëmëngjes, dhe me Xhonin një ndër 2599 të rinjtë që ka zgjedhur të profesionalizohet në fushën e programimit “Python Fullstack”, pranë akademisë Betaplan, me 100% mbështetje financiare nga qeveria për programin e kodimit, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.
Kursi për kodim, është hapur në fillim të këtij viti, ku të rinjtë bëhen pjesë e programit të mbështetur nga qeveria. Rama e ka konsideruar këtë si nisje të revolucionit teknologjik në vend.