Revista e famshme e modës Vogue vendosi që kopertina e tyre për edicionin filipinas do të zbukurohet nga një artiste tatuazhesh që është 106 vjeçe.

Ky është Apo Whang-Od nga fshati Buscalan në Filipine. Ajo është një artiste tatuazhesh që ka dhjetëra vite që merret me këtë biznes.

Ajo punon kryesisht me njerëz që bëjnë pelegrinazh në fshatin e saj dhe ka bërë tatuazhe mijëra prej tyre.

Siç thotë edhe vetë Whang-Od, njerëz nga çdo pjesë e botës vijnë në Buscalan dhe ajo do të vazhdojë t’i shënojë ata me simbolet e këtij qyteti dhe fisit të saj Kalinga gjatë gjithë jetës së saj.

Vogue ka publikuar kopertinën në Instagram dhe postimi tashmë ka më shumë se 185 mijë pëlqime dhe më shumë se 2800 komente dhe njëri prej tyre e ka quajtur këtë kopertinë si më të mirën që ka ndodhur ndonjëherë.