Mbrëmjen e djeshme Fotini ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2”, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Në një televotim të hapur prime-n që shkoi për më pak të preferuarin, më pak e votuara nga publiku është përzgjedhur Fotini.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë spektaklit të kaluar ka pasur debate të shumta, ku protagoniste ishte Efi Dhedhes. Kjo e fundit pati fillimisht një përplasje të fortë me Luiz Ejllin dhe më pas me Kiara Titon.

E jo vetëm kaq, pasi Efi pati edhe një përballje me Dea Mishel, të cilën e ka ngancmuar që ditën e parë që u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Debate gjatë prime-t të së martës pati edhe mes Bledi Manes dhe Qetsor Ferrunajt. Ky i fundit më pas pati edhe një përballje me Ronaldo Sharkën, ku sqaruan një debat të fortë që kanë pasur me njëri-tjetrin.