Mbrëmë Olta Gixhari mori një vendim të papritur teksa hoqi dorë nga gara për çmimin e madh të Big brother Vip. Ajo ka folur për herë të parë dhe ka thënë se dëshiron që “Big Brother VIP 2”, ta fitojë Dea Mishel Hoxha. Pak minuta pasi la shtëpisë, Olta u shpreh se stafetën ia ka lënë Deas. Madje, tregoi disa nga këshillat që i ka dhënë në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi banorëve që ajo mbështeste, Deas dhe Qetsorit.
‘’Dua që Big Brother-in ta fitojë një femër, që është Dea Mishel. Stafetën ia kam lënë Deas. Ajo ishte e vetmja që kuptoi vendimin tim për të dalë. I thashë më ndiq se dua të të lë ca gjëra. E pajtova me Qetsorin, i hapa disa pista në lojë. Kur po dilja, i thashë Qetsorit te veshi që Visi nesër ka ditëlindjen e të atit që ka tetë vite që ka ndërruar jetë dhe t’i qëndrojë pranë”, ka thënë ajo.
Sipas Oltës, katër konkurrentët finalistë të këtij sezoni do te jenë Dea Mishel, Luizi, Qetsori dhe Kristi.