Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i konsideron lajme të rreme me qëllim shantazhin politike dokumentet e publikuar nga ‘Top Channel’ në të cilat pretendohet për financime nga oligarkë rusë. Kryemadhi tha se e ka paditur televizionin në fjalë dhe kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim. Sipas tij janë publikuar dokumente të falsifikuara me qëllim mashtrimin e opinionit publik.
“Do të denoncoj Top Channel pas ka publikuar dokumente të falsifikuar, edhe duke bërë shantazh dhe duke mashtruar opinion publik. Kam kërkuar edhe një dëmshpërblim financiar dhe këtë shumë do të shkojnë për të rinjtë dhe të reja. Kam kërkuar 400 mijë euro por kjo shumë mund të shtohet nëqse shoqërua do vazhdojë të të shpifë ndaj personit tim”, tha Kryemadhi për mediat para Gjykatës Civile në Tiranë.
Kujtojmë se Partia Socialiste, përfshirë edhe Kryeministrin Rama, ka kërkuar me insitim që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Nën akuzën se ka cenuar sigurinë kombëtare, Partia Socialiste ka kërkuar ditët e fundit nisjen urgjente të hetimeve për deputetet e Partisë së Lirisë, njëherazi bashkëshorten e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi. Pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Kryemadhi ka bërë edhe një pagesë për Vradus Holdings të rusit tjetër Vitaly Savvin. Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i quan shpifje akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Ajo akuzon se kryeministri Edi Rama ka përdorur shërbime të huaja për të prodhuar fushatën e shpifjeve. Në deklaratën për mediat, ish kryetarja e LSI thotë se nuk ka llogari bankare apo marrëdhënie biznesi jashtë Shqipërisë.