Kryesocialisti Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Mallakastër, ku ka prezantuar edhe kandidatin e PS, Qerim Ismailaj. Rama tha se në qershor Mallakastër do ketë 24 orë ujë të pisjëm në çdo bashki.
Me vendosjen e sahatëve të rinj që kanë filluar, nga qershori do të fillojë të sjellë 24 orë ujë të pijshëm në shtëpitë tuaja ujësjellësi i ri. Një kërkesë e kahershme, por më në fund edhe kjo e plotësuar. Ashtru sikundër edhe të tjera vepra do vazhdojmë ti bëjmë sëbashku.
Prej disa muajsh ministrja është angazhuar në një bashkëpunim me Italinë, duke identfikuar disa pika strategjike për ullirin, natyrisht një prej tyre është Mallakastër.