Lufta në Ukrainë, aktivizohen sirenat e alarmit në disa qytete! Sulme ajrore me dronë kamikazë. Një alarm ajror është aktivizuar në disa rajone të Ukrainës për një sulm të mundshëm me dronë kamikaze dhe anti-ajror.
Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve UNIAN, duke cituar autoritetet ushtarake. Sirenat kanë rënë në rajonet e Kievit , Chernihiv dhe Zhytomyr .
“Kërcënim sulmi nga dronët e armikut – thuhet në një mesazh për popullatën – Ftojmë banorët të qëndrojnë në vende të sigurta deri në përfundimin e sinjalit të alarmit”.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit, u kërkoi gjithashtu banorëve të alarmuar që të mos injorojnë alarmin ajror. Yermak gjithashtu raportoi se mbrojtja ajrore hyri në veprim.
Por bombardimeve nuk u ka shpëtuar as qyteti rus Belgorodi, që u bombardua gabimisht duke lënë një krater rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit. Dy gra u plagosën dhe disa banesa u dëmtuan.