Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në një fenomen dhe personazh shumë i pëlqyer në Big Brother VIP Albania.
Me hyrjen e katër banorëve të eliminuar janë rikthyer edhe disa gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën.
Në një bisedë në oborr me Ronaldo Sharkën, artisti shkodran ia rikujtoi atij se si në fillim e bullizuan të gjithë shtëpia.
Këngëtari theksoi se e quanin provincial dhe se qëndronte vetëm në një cep duke qarë.
“A e mbani mend që me keni bullizuar e gjithë shtëpia kur kam ardhur, që jeni tallur me mua? Më thoshin provincial, e gjithë shtëpia çfarë keni qenë në shtëpi. Më linit si gjynah, unë duke qarë”, i tha Luizi, Ronaldos.
Në një bisedë tjetër me Kiarën, ai shtoi: “Ju më keni bullizuar të gjithë, ditën e parë që kam ardhur në shtëpi. Keni thënë, erdhi ky që nuk di të flas”.
Për mënyrën se si konkurrentët e tjerë komunikuan me Luizin, e qeshnin dhe tallnin me të, asokohe pati reagime të shumta edhe në rrjet.