Roma dhe Milan luajnë në “Olimpico” për javën e 32-të në Serie A. Në këtë takim, nga minuta e parë për vendasit ishte në fushë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. 23-vjeçari duket se është i pafat këtë sezon, teksa la fushën pas një dëmtimi të rëndë.

Në minutën e 13-të, një dyluftim i tij me Giroud në ajër bëri që shqiptari të merrte një goditje të fortë. Rrëzimi në tokë ishte edhe më i frikshëm, me këmbën e djathtë të mbrojtësit që u duke në një pozicion delikat. Vetëm pak sekonda pas rastit, Marashi nuk mundi të vazhdonte më dhe të në 15 minutë la fushën i zëvendësuar nga Bove.

Vërtet i pafat Kumbulla, që këtë sezon nuk është ndër zgjedhjet e para të Mourinhos. Kështu, në rastin që shqiptari kishte për të treguar aftësitë në mbrojtje, një dëmtim e la jashtë fushës pas shumë pak minutash. Do jenë kontrollet e detajuara ato që do përcaktojnë edhe gradën e dëmtimit për mbrojtësin.