“Të gjithë mësuesit duhet të jenë të armatosur dhe të trajnuar”. Kështu u shpreh Donald Trump në konventën e NRA-s, duke argumentuar se nëse ai kthehet në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ai do të financojë armë dhe kurse trajnimi për të gjithë mësuesit.
“Kështu që problemi i masakrave në shkolla do të marrë fund,” tha ai duke folur në Indianapolis.
Paraqitja e Trump ishte ngjarja e tij e parë publike që kur doli para gjykatës për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur informacione të dëmshme përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
“Unë do t’i kërkoj Kongresit të shfuqizojë legjislacionin krejtësisht joefektiv që e bën më të vështirë mbrojtjen e shkollave tona dhe më të lehtë për kriminelët që të mos përballen absolutisht me asnjë kundërshtim kur të hyjnë.
Unë do të krijoj gjithashtu një kredi të re tatimore për të rimbursuar çdo mësues për kostot e plota që të mbajnë armë zjarri të fshehura dhe trajnime nga ekspertë shumë të kualifikuar.
Nëse edhe 5% e mësuesve, njerëz të aftë për armë do ta dëshirojmë këtë, 5% do të ishin të armatosur vullnetarisht dhe të trajnuar për të ndaluar qitësit aktivë. Do të arrinim efektivisht parandalimin dhe problemi do të pushonte së ekzistuari”, tha ai.