Partia Socialiste e Shqipërisë hapi dje fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Siç e kishte paralajmeruar, kryeministri Rama dje theksoi se një pjesë e mirë e parave që PS do të marrë nga KQZ për zgjedhjet, do t’i përdorë për të mbjellë pemë dhe jo për të organizuar evente të shtrenjta. Pas fjalës së tij, kryeministri sëbashku me kandidatët mbolli pemë në sheshin ‘Skënderbej’.
Pikërisht në kuadër të këtij vendimi të PS, ditën e sotme edhe bashkia e Fierit ka vijuar këtë fushatë mbjellje pemësh, ku drejtuesi politik Taulant Balla sëbashku me kryebashkiakët e Fierit, Lushnjës dhe Roskovecit, kanë vijuar mbjelljen e pemëve në qytetet respektive.
Më poshtë po ju sjellim fotot: