Një vizitë e Giorgia Melonit në Etiopi, ku ajo ka lançuar nismën e forcimit të marrëdhënieve me “bririn e Afrikës”, ka ngjallë polemikat në disa media europiane. Që kujtojnë kohën kur Mussolini pushtoi Abissininë dhe Eritrenë. Abisinia, sot ka emrin Etiopi, dhe është pikërisht vendi që vizitoi kryeministrja italiane.

Partia e Melonit, Fratelli d’’Italia është pasardhëse e Movimento Sociale, që ishte forca politike që mblodhi të gjithë ish-hierarkët e fazhizmit që u gjendën të braktosur nga Italia e pas luftës së dytë botërore. Mjaft nga militanca e FIA nderon alla romano, siç nderonte Ducja dhe partia fashiste. Ndërkaq, Presidenti i Senatot Italian, Ignazio La Rusa, mban akoma bustin e Musolinit në shtëpi. Ndërsa zilen e ka vendosur aq lart, sa kush të vijë në shtëpi të shtrijë krahun me 45 gradë siç e kërkon nderimi roman.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Afrika është një vend strategjik për Italinë, por edhe për Evropën.

Meloni ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në Etiopi, ku mori pjesë në një samit trepalësh së bashku me kryeministrin etiopian Abi Ahmed dhe presidentin somalez Hassan Sheikh Mohamud.

Në fjalimin e saj para audiencës, kryeministrja italiane kritikoi veçanërisht qasjen evropiane ndaj Afrikës.

“Evropa ka mbetur prapa në Afrikë. Afrika është padyshim një vend strategjik për ne. Italia po përpiqet ta promovojë atë. Kjo mund të kompensohet me mirëkuptim të përbashkët”, tha Meloni.

Mbështet zhvillimin e vendeve afrikane

Ajo theksoi se po përpiqen të shohin se çfarë është më e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e vendeve afrikane, duke shtuar se Italia mund të jetë lider në këtë përpjekje.

“Ndryshe nga sa perceptohet, Afrika nuk është në fakt një kontinent i varfër. Në disa raste është një rajon i keqshfrytëzuar, por nuk ka mjete për të shfrytëzuar pasurinë e tij”, tha Meloni.

Ajo kujtoi se migrimi është një nga problemet më të mëdha të Afrikës.

“Etiopia është një vend që pret më shumë se një milion refugjatë sot. Nëse këto vende, të cilat janë edhe strategjike të rëndësishme për ne, nuk marrin mbështetjen e duhur, problemet e tyre do të vijnë edhe tek ne. Italia e kupton shumë mirë këtë, sepse ne jemi më afër tyre”, theksoi kryeministrja italiane.