Abuzimet e këtij edicioni të “Big Brother VIP” s’kanë fund. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që votat e publikut janë manipuluar që prej fillimit. Po ashtu, një vjedhje e madhe u bë nëpërmjet “Big Love” ku shqiptarët nga e gjithë bota dërgonin dhurata virtuale që i paguanin qindra euro. U tha se paratë do të shkonin për surpriza për banorët, mirëpo show po përfundon dhe dhurata s’pamë gjëkundi.

Meqë i vodhën mirë e mirë xhepat e shqiptarëve, duket se produksioni ka vendosur t’i grijë deri në qindarkën e fundit. Në puntatën e kaluar, Arbana Osmani tregoi se për mbrëmjen e finales do të ofroheshin bileta, ndërsa çmimi i tyre është i çmendur, duke nisur sa një rrogë mesatare! Mësohet se biletat nisin nga 500 euro, ndërsa 1000 euro do të jenë biletat “VIP”. Ata që marrin një biletë VIP, do të mund të shkojnë edhe në ‘afterparty’, së bashku me VIP-at.

E kjo duket e mirëmenduar prej kohësh, pasi shpeshherë Arbana ka dashur t’u bëjë zili teleshikuesve duke u shprehur se mezi pret që personazhet të mblidhen në afterparty, pasi do të bëhet nami. Sigurish, nami do t’i bëhet dhe xhepave të shqiptarëve!