Përmes një videomesazhi, Dario Nardella, Kryetar i Bashkise së Firences dhe President i EuroCities (Unioni i Bashkive të Europës) shprehu publikisht mbështetjen për kandidimin e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës më 14 maj.
Duke e cilësuar Veliajn një kryebashkiak shumë të zotin, Nardella thotë se qytetarët e Tiranës duhet të jenë krenar për këtë Kryetar Bashkie kaq të aftë, aktiv dhe dinamik, që ka ndryshuar krejtësisht pamjen e qytetit.
“Erioni është një mik i imi shumë i mirë, por mbi të gjitha një Kryetar Bashkie shumë i zoti. E njoh tashmë prej shumë vitesh dhe falë bashkëpunimit dhe pasionit të tij, Firence dhe Tirana qëndrojnë sot më pranë njëra-tjetrës dhe bashkëpunojnë për shumë projekte të përbashkëta.
Mendoj se qytetarët e Tiranës duhet të jenë krenar për këtë Kryetar Bashkie kaq të aftë, aktiv dhe dinamik, që ka ndryshuar krejtësisht pamjen e qytetit. Për këtë arsye ju kërkoj të gjithëve të mbështesni Erion Veliajn në këto zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e Tiranës, për të ardhmen e shoqërisë dhe për të ardhmen e Shqipërisë! Rroftë Tirana”, thekson Nardella.
Video