Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kursyer komentet për kryeministrin Edi Rama nga Elbasani,ku thotë se kandidatët e koalicionit opozitarë nuk kanë rivalë. Sipas tij, i vetmi që u del përpara është gogoli që kërcen dhe me këtë i referohet Ramës, i cili kërceu me banorët e Kamzës në kuadër të fushatës elektorale.

“Kandidatët tanë nuk kanë rivalë. I vetmi që u del është një gogol që herë kërcen e herë shpik postera prej panikut që ka prej zgjedhjeve që po vijnë. E thkesoj që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe duhet që jo vetëm qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri por këtë radhë është edhe detyrë patriotike se rikthimi i llogaridhënies absolutisht do sjellë dinamikë ngjarjesh për demokracinë në vendin tonë”, tha Meta.