Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë afrohemi me finalen e madhe të “Big Brother VIP”, e në këtë pikë të lojës të gjithëve u intereson shumë çmimi i madh.100 mijë euro u ofruan për fituesin si çdo vit në fillim të këtij edicioni, por ky cmim avulloi rrugës pasi banorët u ndëshkuan për thyerjen e rregullave të formatit.

Mirëpo duke qenë se tani banorët janë thuajse në fund të rrugëtimit të tyre, vëllai i madh u ka dhënë shansin atyre për të rikthyer çmimin, përmes sfidave dhe lojërave të ndryshme.

Edhe mbrëmjen e djeshme banorët kanë pyetur se sa është momentalisht çmimi i madh ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte epike.

“Mezi po mbaj lekët e mia,”, u shpreh moderatorja.

Arbana Osmani, është padyshim një nga moderatoret më të duartrokitura në vend, ajo ka moderuar emisionet më të ndjekura për publikun dhe kjo i është shpërblyer.

Rreth dy vite më parë, në vendin tonë ndodhi skandali me publikimin e pagave të shqiptarëve dhe siç pritej emrat më të kërkuar ishin ato të personazheve VIP.Arbana Osmani rezultonte si moderatorja më e paguar me pagën 8 mijë e 100 euro në muaj.

Kjo flitej para se të niste “Big Brother VIP”, i cili rezultoi një sukses i padiskutueshëm dhe rrjedhimisht edhe rroga e moderatores duhet të jetë rritur ndjeshëm.