Galatasaray fitoi 6-0 me Kayserispor për raundin e 29 në elitën e futbollit turk. Në këtë duel shënoi edhe Milot Rashica, sulmuesi i Kosovës. Ka qenë e 22-ta minutë kur pas një asisti, Rashica ia ndali topin në rrjetë portierit, për golin e dytë të ndeshjes.

Në festën e golit, Miloti i ka mësuar Icardit sesi festohet me ‘Shqiponjë’. Dueli ka qenë i mirë edhe për Icardin, me sulmuesin që shënoi tripletë. Forma e mirë e Rashicës, Icardit dhe Zaniolos ka bërë që Galatasaray të shkëputet në krye të klasifikimit me 66 pikë, nëntë më shumë se Fenerbahce që ndjek në vendin e dytë.

Skuadra nga Stambolli është me një dorë te titulli kampion, teksa kërkojnë të blejnë përfundimisht kartonin e Rashicës në fundin e sezonit.