Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 11 qytetarë të infektuar ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,169 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 363 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
Nga 3 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë. Janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,169 që nga fillimi i epidemisë.