Adriatik Doçi
Nga viti 2004 deri në vitin 2022, Monika Kryemadhi, ka marrë shërbime në klinikën mjekësore Domus Medica, në San Marino, Itali, prej 18 vitesh, pra që nga viti 2004 deri në vitin 2022.
Sipas një burimi brenda kësaj klinike, shpenzimet tejkalojnë vlerën 1 milionë euro, duke përfshirë faturat e ndërhyrjeve estetike dhe të shërbimeve të tjera shëndetësore, bileta avioni, akomodim në hotele luksoze etj., gjatë dy dekadave.
Zero shpenzim të deklaruar në ILDKPKI.
Për një moment po e pranojmë alibinë e zonjës Kryemadhi se bukurinë e paskërka natyrale, se ka nisur t’i ngjajë mamasë pasi ka mbushur 40-vjeçe dhe marrëzira të tjera fyese për opinionin publik.
Zonja Kryemadhi ka bërë 130 udhëtime jashtë vendit vitet e fundit. Udhëtimet janē faktuar nga TIMS-i. Asnjëherë nuk ka udhëtuar low cost.
Gjatë një viti, ka qëndruar më shumë se sa dy muaj jashtë vendit. Llogarisim shpenzimet elementare dhe të paevitueshme: Bileta avioni, akomodim në hotele dhe ushqim. Me skenarin më ekstrem të kursimit, bëjnë mijëra euro.
Ka deklaruar zero shpenzime në ILDKPKI.
Ku i gjeti paratë? Paga vjetore si deputete nuk i mbulon as një ditëlindje.
Mund të justifikohet vetëm nëse del dhe thotë se ka fluturuar me patat e egra në formë ‘V’-je.
Ndalemi tek një episod tjetër.
Kam parë me dhjetëra transaksione të Monika Kryemadhit jashtë vendit me kompanitë Vradus Holdings dhe Holdem Holdings.
Pas kompanisë offshore, Vradus Holdings, qëndron Vitaly Savvin, një biznesmen rus në tregun e naftës. Pas kompanisë tjetër offshore Holdem Holdings, qëndrojnë gjithashtu oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.
Zero deklarim në ILDKPKI. Cili është burimi i këtyre parave?
Ndalemi tek një episod tjetër.
Gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shpenzuar 1.2 milionë USD për lobim në SHBA. Shpenzimet janë të faktuara në institucionet amerikane.
Zero deklarim në ILDKPKI. Cili është burimi i këtyre parave?
Dhe këto janë vetëm disa episode të një telenovele të gjatë korrupsioni, e cila ka nisur që në vitet 2000.