Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka qenë sot pjesë e prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fierit, Evdar Kodheli, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryemadhi tha se kryetari aktual i bashkisë Fier bën pazare për të mos dalë para drejtësisë, ndërsa Kodheli, me profesion financier e ekonomist do paraqesë planin më të mirë për atë që meritojnë qytetarët e Fierit, të një qyteti ku sot mbizotërojnë pensionistët, sepse të rinjtë janë larguar jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.

“Ky qytet ka nevojë për ndryshimin e vërtetë që duhet të ndodhë në tërë Shqipërinë.

Berisha na mësoi të mos kemi frikë të përballemi me krimin, mashtrimin dhe shantazhin dhe kjo është rruga për çdo të ri.

Sot në Fier ka vetëm pensionistë sepse të rinjtë enden në Europë për një të ardhme më të mirë.

Sot keni kryetar bashkie dikë që bën Pazar që të mos dalë para drejtësisë.
Kandidati ynë është financier e ekonomist do paraqesë planin më të mirë për atë që meritojnë qytetarët e Fierit”, tha Kryemadhi.