Dy vëllezër në Tiranë kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një biznesmen të fushës së ndërtimit me pretendimin se u kishte 25 mijë euro borxh. Për pasojë është arrestuar 35 vjeçari, Alban Bejo ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, Fatmir Bejo, 28 vjeç.

Të dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë ndjekur 47 vjeçarin Gjergji Fela i cili ndodhej në parkingun e një lokali në Tiranë ku më pas e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kanë dhunuar.

Policia vijon kërkimet për kapjen e 28 vjeçarit të shpallur në kërkim, Fatmir Bejos.

Burime bëjnë me dije se autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.