Gjykata e Posaçme i cakton masën “arrest me burg” ish-oficerit të antidrogës Sokol Canameti.

Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar rryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.

Personi nën hetim për drogë i ka gjetur paratë dhe i ka dorëzuar 235.000 lekë ish-oficerit të Policisë Gjyqësore, përmes babait të tij. Ndaj Canametit rëndon akuza e Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.