Reperi Noizy ishte ndër të parët që reaguan pas videos së shëmtuar të Megi Pojanit në varreza. Ai e ofendoi me fjalë të rënda, e madje kërkoi edhe nga njerëzit që të mos ta ndjekin më. Po mesa duket, sipas motrës së Megit, Marsit, ky vrer ka lidhje edhe me një histori të së shkuarës.

Ajo shkruan se në kohën kur Megi pozoi për koleksionin e rrobave të Noizy-t u pagua, e jo si disa të tjera që thjesht u qerasën, duke mos i dhënë para. Mesa duket, kjo lë të kuptohet se Megi ishte e vetmja që insistoi të paguhej në atë kohë, duke dalë ndryshe nga vajzat e tjera që s’kërkuan vlerë monetare.

“S’të thua dot as fshi fotot se ime motër u pagua kokërr më kokërr dhe pjesa më e bukur është që nuk jeni takuar kurrë. Fytyra kushton para mbi të gjitha dhe ajo u tregua profesionale. Po gocat e tjera me çfarë i qerase aman, me peshk tek plazhi dhe meflosha atmosfere se për lekë aha. Nejse fola me Eminemin dhe tha q* q*hu, tha edhe që Gzuz po të dojë të rref se është më i fortë”– shkruan Marsi përbri fotove të Megit pozuar për firmën e Noizyt.

Ishte pikërisht Marsela, ajo e cila postoi videon në InstaStory, ku shfaqej Megi duke pastruar varrin, qeshur, kërcyer dhe duke u tallur para familjarit të tyre të ndjerë. Videoja në fjalë tashmë është bërë virale dhe ka marrë komente nga më të ndryshmet, kryesisht negative. Reagimet kanë që nga më të shumta, që nga persona të thjeshtë e deri tek ata publik.