Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar në seancën e sotme shtyrjen e votimit për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana”, pasi opozita nuk ishte e pranishme.
Balla theksoi se është e rëndësishme që në procesin e votimit për këtë projektligj të jetë prezente edhe opozita, e cila thuajse mungoi duke u përfaqësuar nga vetëm 6 deputetë në votim. “Është e rëndësishme të jetë prezent edhe opozita”, tha Balla.