Kur kanë mbetur edhe disa orë nga starti i sfidës mes Napolit dhe Milanit, atmosfera në qytet ka nisur të ndizet gjithnjë e më shumë. Kështu në zonën historike të Napolit “Lagjet spanjolle” është vënë re një grupim i madh tifozësh, që po bëhen gati për t’u nisur drejt stadiumit.

Nuk mungojnë fanellat, manekinët me fytyrat e trajnerit Spalletti dhe futbollistëve të Napolit, por edhe simbole të tjera të klubit. Napoli u mposht në ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0 dhe do të kërkojë përmbysjen e madhe mbrëmjen e sotme në “Diego Armando Maradona”, për të siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.