Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi se sot gjatë mbledhjes së qeverisë kanë miratuar amendimet për ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis.
“I dhamë zgjidhje një problemi të akumuluar prej vitesh duke bërë amendimin për ligjin për zhurmat dhe duke filluar nga ky sezon me miratimin e ligjit në parlament, do të kemi një kontroll më të rreptë të ligjit. Do të kemi fasha orare më të kontrolluara dhe një kompetencë të zgjeruar të policisë së shtetit sa i përket kontrollit me mjete të certifikuara dhe sipas standarteve të OBSH për të kontrolluar ndotjen akustike dhe oraret por dhe një detyrë të re për bashkitë që me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kanë për detyrë për të përcaktuar hartën e zhurmave për të përcaktuar qartë zonat e banuara që do të jenë të qeta, ku janë larg banesave apo hoteleve familjare ku zhvillohen aktivitete zbavitëse ashtu sikurse do të ketë një ndarje më të qartë të kompetencave midis policisë bashkiake që do të vazhdojë të kontrollojë dhe do të pajiset me mjhete certifikuese të akredituata edhe për lloje të tjera të zhurmave që mund të krijohen nga biznese të ndryshme dhe aktivitete të ndryshme në territoret e ndryshme të bashkive. Pra, një ndarje më të qartë të kompetencave për t’i dhënë fund topit që hidhej sa te mjedisi, shëndetësia, policia dhe bashkia. Kontrolli do të bëhet me mjete të certifikuara. Fashat orare për sezonin e verës dhe aktivitetet muzikore të përrditshme do të jenë 12 e drekës deri në 12 të natës dhe policia do të marrë komopetencat për të kontrolluar aktivitetet ekonomike që nuk respektojnë këto norma”, tha Kumbaro.