Erik ten Hag thuhet se u ka dorëzuar drejtuesve të Manchester United një listë me pesë emra sulmuesish të klasit botëror që ai dëshiron që klubi të nënshkruajë në merkaton e verës.
Trajneri i United mendohet se ka prioritet nënshkrimin e një sulmuesi që nuk fal para portës, me klubin që ka mbetur pa një të tillë që nga largimi i Cristiano Ronaldos.
Anthony Martial fillimisht pritej të mbushte boshllëkun e Ronaldos, por një varg dëmtimesh kanë ndikuar shumë në formën dhe qëndrueshmërinë e tij. Ndërsa Djajtë e Kuq ishin në gjendje të nënshkruanin me Ëout Ëeghorst në formë huazimi gjatë merkatos së janarit, holandezi po ashtu nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë.
Ëeghorst ka realizuar vetëm dy gola për Djajtë e Kuq që nga ardhja e tij, duke treguar nevojën që ka klubi të gjejë një sulmues më produktiv. Nga ana e tij, Ten Hag nuk e ka fshehur dëshirën për të shtuar një numër 9 në radhët e tij – dhe ka folur hapur për këtë.
“Të gjithë e dinë dhe nuk është sekret që për një kohë të gjatë dhe gjatë një sezoni të tërë kemi pasur mungesë të numrit 9”, ka thënë holandezi për The Sun të ketë thënë holandezi.
Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, trajneri i United duket se ka hartuar një listë me emrat e pesë sulmuesve që dëshiron të ketë në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.
Sipas Sky Sports, drejtuesit e klubit kanë Harry Kane në krye të listës së tyre dhe po planifikojnë një lëvizje prej 80 milionë sterlinash për sulmuesin e Tottenham.