Afrona Dika zbuloi për herë të parë në “Kurthin e Piter Pan” se pas ndarjes me ish-bashkëshortin Blero, tashmë është në një tjetër lidhje.

Afrona u pyet nga Alketa përse i fshijnë fotot nga rrjetet sociale dy partnerë pasi divorcohen, kur në fakt kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre dhe kanë kujtime së bashku.

“E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam pasur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë.”

Gjithashtu Influencuesja Afrona Dika ka bërë të ditur se është në një lidhje dashurie me një zvicerian. E pyetur se kush gatuan për të, Afrona Dika ka përmendur edhe partnerin e saj.

Afrona Dika: Unë di të gatuaj, por nuk jam kuzhiniere shumë e mirë, por më shumë e shijoj ushqimin nga dikush tjetër.
Alketa Vejsiu: Kush gatuan për ty?
Afrona Dika: Të gjithë njerëzit, mami…
Alketa Vejsiu: A gatuan partneri yt?
Afrona Dika: Po, gatuan edhe ai.
Alketa Vejsiu: Zviceriani gatuan domethënë ë?
Afrona Dika: Gatuan shumë mirë.