Deputetët e Partisë Demokratike janë në një betejë me veten dhe tërësisht të paqartë se në cilën rrugë do shkojnë. Ndër më të pikantët në këtë paqartësi është Ervin Salianji. Salianji, i njohur ndryshe si deputeti që ndërtoi një histori si ajo e Babales (për të cilën rrezikon burgun), ka bërë disa kapërcime politike spektakolare.

Kur Sali Berisha i sulej selisë së PD-së në fillim janarin e vitit 2022, Salianji ishte në radhë të parë duke i pritur demokratët me një shkop në dorë (shih videon në fund) për të mbrojtur Lulzim Bashën.

Pasi Sali Berisha mori selinë e Partisë Demokratike, Salianji tradhëtoi grupin parlamentar të PD-së dhe kaloi ylberin sërish duke u strehuar në prehërin e Berishës për tu mbrojtur politikisht nga gjyqi për sajesën e historisë së Babales.

Sot, Salianji shkon dhe hyn në zyrat e atyre demokratëve që para 1 viti e 4 muajsh i priste me shkop në selinë blu, por nga ana tjetër, gjyshja e Ilir Metes nga nëna dhe gjyshi i Salianjit, ishin motër e vëlla. Pra, Salianji është kushuri me Ilir Metën, aleatin e madh të Berishës që ka marrë ekskluzivitetin e përfaqësimit të koalicionit.

Të njëjtin rrugëtim si Salianji ka ndjekur edhe kandidati i tij për Kavajën, Fisnik Qosja. Edhe ai ka kaluar nga Basha tek Berisha e tani shihet shumë afër Metës.

Pyetja e madhe pas gjithë këtyre piruetave të Salianjit dhe Fisnikut është: Cili do të jetë gjiri i radhës ku do strehohen dyshja e Kavajës?

Fisnik Qosja ne korridoret e Bashes