Nga Evi Kokalari

Ore, tha gjë Berisha mbrëmë tek Ylli Rakipi, që i ofrova Kokalarit pozicion (post) në PD, dhe nuk donte vetë? Po e tha. Mirë shumë!

Argumenti banal që unë i jam kthyer Berishës dhe PD-së se nuk morra post në parti, besoj se mbyllet këtu!

Nga ana tjetër, Meta është shprehur privatisht se ‘ajo nuk blihet, ndryshe do e kishim zgjidhur’ si problem (problemi pra jam unë), që do të thotë se veprimet e mia janë shumë më të sinqerta se disa pazare të rëndomta, që aludojnë disa.

Në fakt veprimet e mia kanë të bëjnë direkt me Metën. Metën, dora vetë, që po gllabëron elektoratin nëpërmjet PD-së, dhe që është komplet mbas promovimit të Këlliçit, nëpërmjet të cilit donte të merrte kontrollin e Partisë Demokratike.

Meta e di shumë mirë që unë kam qënë pengesa kryesore në planet e tija dhe di gjithashtu dhe kapacitetetin tim në të dyja anët e Atlantikut, prandaj që vjet në verë nisi një fushatë të pisët ndaj meje.

Podkastistët vulgar që ka në Amerikë, me financimet e këtij janë mbajtur. Ato media që më kanë sulmuar non-stop në Shqipëri financohen totalisht nga Arben Ahmetaj, që është grupi i Metës.

Dhe Këlliçi pjesë e këtij grupi është, dhe denoncimet për inceneratorët për benefit të këtyre i ka bërë. Kalaja, ashtu si deputeti i LSI Vasili, shpërndajnë mashtrime se mua më paguan Veliaj dhe refuzojnë ti heqin shpifjet, sepse boss nuk kanë Sali Berishën, por Ilir Metën.

Ndërkohë Berisha duhet të kuptojë dhe në bazë të çfarë tha mbrëmë tek Rakipi, Kalaja nuk është thjeshtë një “njëri i lirë” që po fallsifikonte dhe Berisha s’ka ç’të bëjë, por është një zyrtare e Partisë Demokratike të Berishës.

As nuk po i futem faktit se çfarë kofidence përçon ky individ si ‘kryetare gjykate’ kur dhe pse i kanë shkruar dëshmimtar që kanë qënë prezent kur është bërë fotoja origjinale, ajo refuzon ta heq foton e fallsifikuar e të kërkojë falje.

Në fakt, Kalaja i ka ekspozuar lojën PD-së së Berishës, duke treguar qartë që pozicionet e departamenteve janë kot, pa asnjë vlerë dhe e gjitha është një mashtrim masiv për demokratët dhe opinionin publik.

Ndërkohë, këta të Berishës kanë thënë se nuk e kontrollojnë dot Kalanë. Të njëjtën gjë thanë dhe kur Kelliçi më hodhi në gjyq.

Askujt si pëlqeu, dhe pse Noka kishte folur me të, Këlliçi insistonte që do vazhdonte me një padi që në fakt turpëronte vetë Sali Berishën dhe PD e foltores.

Me sa duket, rrugëtimin Këlliçit dhe Kalasë, ja dikton Ilir Meta vetë, ja ashtu siç i diktoi Këlliçit pozicionin e tij të ri si “kryetar të ardhshëm të PDsë”, gjë që bëri Këlliçin të fryhej si gjel, dhe që fatmirësisht shiti gjithë planet e Metës.

Në fakt, më shumë gënjejnë e më sulmojnë këta të Metës, më shumë betohem që politikisht do t’i shkatërroj, sepse pa ikur këta, s’do mundemi kurrë të fitojmë kundër Ramës dhe Velias, dhe ta çojmë këtë vënd në një drejtim ndryshe nga ai i 32 viteve të fundit.

Dhe demaskimi që i bëj Kelliçit, për ata që akoma kanë pikëpyetje, është pjesë e luftës kundrejt këtyre, sepse ndërkohë që këto pazaret i kanë ndarë pa filluar gara, dua që çdo demokrat ta kuptojnë lojën e Metës, i cili u rifokusua te PD kur pa mundësitë që po sillte foltorja.

E keni menduar ndonjëherë, nëse une do kisha diçka me PD-në, pse nuk po sulmoj dhe kandidatët e tjerë si p.sh. Luçianon, Iglin apo Bardh Spahinë?

Sepse këta të fundit nuk do shiteshin kurrë tek Meta, madje, këta nuk e honepsin dot Metën dhe e urrejnë faktin që në garë po hyjnë me logon e LSI-së.

Te pakten njeri prej tyre më është shprehur se do të kishin preferuar një bashkim me grupin e Alibeajt, në mënyrë që të hynin me logon e PDsë, dhe e provuam (fut ketu dhe mua), por Berisha refuzoi.

Fakt mbetet që korrupsioni i Ramës nuk luftohet me korrupsionin e Metës. Rama ka frikë vetëm një forcë politike të pastër dhe të sinqertë, që ka mbështetje organike nga jashtë, gjë që po ja sillja opozitës nëpërmjet Berishës.

Foltorja e trembi Ramën vetëm sepse unë prezantoja atë pjesë të Amerikës tek e cila ai vetë, (Rama), nuk kishte akses, dhe kjo i duhej opozitës. Edhe ata të rrugës së Elbasanit u strukën, sepse nuk mund të bënin lojra me ata që kanë akses tek senatorët që i konfirmojnë dhe mund t’i investigojnë ata.

Foltorja ishte forcë më vete, që fatkeqësisht u reduktua në pazare thellësisht të rëndomta. Kjo është diçka që unë Berishës nuk do t’ja fal kurrë. Berisha e ngriti Metën nga varri.

Meta ishte i mbaruar politikisht, dhe gjëmën ja kishte bërë Rama për tradhëtinë që bëri me Arben Ahmetajn. Berisha i dha jetë, me një çmim shumë të lartë për demokratët e rithemelimit.

Tashti, pak rëndësi ka nëse e kuptojnë apo jo demokratët se çfarë po bëj, por di t’ju them që Meta është një rrezik shumë i madh për PD-në, dhe si rrjedhojë dhe për demokracinë në Shqipëri.

Kush ka sy të shoh, kupton që mua s’po më sulmon klani i Berishës, sepse ata e dinë shumë mirë kokën time, nervin tim, sinqeritetin tim dhe kapacitetin që kam për të luftuar, dhe e dinë që unë në fakt s’po luftoj Berishën, por Metën, dhe pse Meta hyri në valle falë Berishës & klanit të tij.

Pse Syri nuk më sulmon? Më kanë çensuruar pa dyshim, por në fushatën e Tiranës që këta po i jepen me shpirt, mua më kanë komplet kundra duke i bërë dhe dëme, sepse refuzoj ti jap frymë Metës dhe LSI.

Ama Syri nuk ka botuar një artikull kundra meje? Ndoshta privatisht më mallkojnë, boohoo – pak rëndësi ka, ama nuk më kanë sulmuar dhe kur i kam provokuar publikisht.

Në fakt, me klanin e Berishës jam në kontakte të shpeshta, ndryshe nga ç’mendojnë njerëzit.

Budallenjtë që më sulmojnë janë ata që ose sinqerisht nuk e dinë se ç’po ndodh, ose mendojnë se duke më sulmuar mua, fitojnë pikë me klanin e Berishës. Këtij lloj budallallëku nuk kam ç’ti bëj.

Ka një pjesë të madhe të demokratëve që ma kanë shprehur privatisht mbështetjen e tyre dhe vazhdojnë ta bëjnë, sepse besojnë tek sinqeriteti im. Këtyre ju jam mirënjohëse sepse s’ka gjë më të keqe se të jesh e keqkuptuar.

Tashti që pozicionet e të gjithëve ja të qarta, vazhdojmë përpara!

Shpresa ka, por Meta na e veshtirësoi rrugën shumë. Por të gjithë në PD diskutojnë që mbas 14 Majit, nëse humbin, do ti bëjnë dalje Berishës, sidomos po qe se do vazhdojë me Metën.

Në fakt, unë daljen ja bëra, sepse ndërkohë që të gjithë ju fokusoheni tek 14 Maji, unë po fokusohem tek 2025, kur realisht do heqim Ramën & Co.